Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia Maliq, pas një shkëmbimi zjarri me një person në kërkim.
Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare ku thotës se në kuadër të zbatimit të planit të masave për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq dhe Komisariatin e Policisë Korçë, kishin siguruar të dhëna për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim dhe janë organizuar për ndërhyrje në zonën ku ai dyshohej se fshihej.
Rreth orës 07:30, forcat e Policisë kanë rrethuar një stan në zonën malore të Lozhanit, ku dyshohej se ndodhej i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç. Ky i fundit rezulton i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe ndaj tij në vitin 2011 ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për “Kultivim të bimëve narkotike”.
Gjatë ndërhyrjes, policia i ka bërë thirrje të dorëzohej, por ai nuk i është bindur urdhrave dhe ka hapur zjarr ndaj efektivëve. Si pasojë e sulmit, ka humbur jetën në krye të detyrës inspektor E. M., 34 vjeç, ndërsa është plagosur inspektor E. A., 36 vjeç, të dy pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë.
Forcat e policisë janë kundërpërgjigjur me zjarr, duke neutralizuar autorin, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur dhe është arrestuar në vendngjarje.
Në vendngjarje është nisur edhe një helikopter i shërbimit shëndetësor për transportimin e të plagosurve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së rëndë, ku një efektiv humbi jetën në krye të detyrës dhe një tjetër mbeti i plagosur./Euronews
Lexo edhe:
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në Maliq, lëndohet një tjetër
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...