E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në Maliq, lëndohet një tjetër

08:21 | 4 Qershor 2026
H.E

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni.

Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupet hetimore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale