“Mos ndalo”, Rama ndan mesazhin e qytetarit vlonjat për projektin 4 miliardë euro në Zvërnec

08:11 | 4 Qershor 2026
H.E

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me debatet për projektin turistik në Zvërnec, duke publikuar një mesazh që, sipas tij, i është dërguar nga një qytetar vlonjat, së bashku me pamje nga zona ku parashikohet të zhvillohet investimi.

Në postimin e tij, Rama shprehet se videoja pasqyron gjendjen aktuale të territorit, të cilin e përshkruan si të ndotur dhe të lënë pas dore.

Ai akuzon kundërshtarët e projektit se po përpiqen të pengojnë një investim që, sipas tij, do të transformojë Vlorën dhe do ta ngrejë Shqipërinë në një nivel më të lartë të turizmit ndërkombëtar.

Kreu i qeverisë thekson se bëhet fjalë për një investim prej 4 miliardë eurosh, të cilin e konsideron një mundësi të rëndësishme zhvillimi për zonën dhe vendin.

Postimi i kryeministrit Rama në Facebook

Në mesazhin e publikuar, qytetari shprehet në mbështetje të projektit, duke pretenduar se zona e mbrojtur është degraduar nga papërgjegjshmëria njerëzore dhe se investimi do të sillte zhvillim ekonomik e turistik për Vlorën.

Shpërndaje në rrjete sociale