Delegacioni i organizatës Albanians For America (AFA) ka zhvilluar një drekë pune me Chris Gober, kandidat republikan për Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara nga Distrikti i 10-të i Teksasit, ku u diskutua për vizionin e tij mbi zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të SHBA-së.
Sipas njoftimit të AFA-së, bisedimet u fokusuan në zhvillimin e ekosistemit teknologjik në rajonin e Austin-it, si dhe në rëndësinë e ruajtjes së lidershipit amerikan në inteligjencën artificiale, robotikë, eksplorimin e hapësirës, prodhimin e avancuar dhe teknologjitë e reja. Në takim u trajtuan edhe çështje që lidhen me inovacionin, konkurrueshmërinë ekonomike dhe sigurinë kombëtare.
Delegacioni i AFA-së përbëhej nga Doc Vranici, Adrian Doko, Nino Rata dhe Gino Mulliqi. Përfaqësuesit e organizatës vlerësuan se lidershipi i SHBA-së në sektorët strategjikë të teknologjisë është thelbësor për zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e avantazhit strategjik të vendit.
AFA ka heksuar se marrëdhëniet me Chris Gober datojnë që nga themelimi i organizatës. Si këshilltar ligjor përmes firmës së tij “Lex Politica”, Gober ka kontribuar në krijimin e bazës organizative që, sipas AFA-së, ka ndihmuar në shndërrimin e saj në një nga organizatat më aktive të avokimit të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara.
Në përfundim, Albanians For America ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Chris Gober dhe i uroi suksese në garën për Kongresin e SHBA-së.
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...