Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se përparimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian varet kryesisht nga përmbushja e detyrimeve dhe reformave nga vetë institucionet e Kosovës.
Gjatë një konference në Prishtinë ai e lavdëroi Kosovën për harmonizimin vullnetar të politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian.
Duke folur për procesin e ardhshëm zgjedhor që do të mbahet më 7 qershor, Costa theksoi se gjatë takimeve me liderët politikë në Kosovë ua dha një mesazh të qartë.
“Mesazhi im për liderët politikë ishte i thjeshtë, partneriteti vjen me përgjegjësi. BE-ja e mbështet Kosovën, por nuk mund t’i kryejë detyrat e shtëpisë së Kosovës. Kosovës i duhen institucione të forta, të qëndrueshme e funksionale”, ka thënë Costa.
Costa për aplikimin e Kosovës në BE: Në fund të procesit nuk besoj se do të kemi probleme nga Bashkimi Evropian
Costa theksoi se rruga evropiane e Kosovës kërkon jo vetëm reforma institucionale, por edhe përkushtim ndaj vlerave demokratike që, sipas tij, janë të mishëruara në Kushtetutën e vendit.
Ai vuri në pah rëndësinë e dialogut ndërpartiak, respektimit të të gjitha komuniteteve dhe zbatimit praktik të vlerave evropiane.
Sipas tij, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elemente kyçe për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Costa tha se procesi i normalizimit është vendimtar për perspektivën evropiane të të dy vendeve.
“Dialogu Beograd–Prishtinë është kritik. Normalizimi është i domosdoshëm për të ardhmen evropiane të të dyja palëve, si të Kosovës, ashtu edhe të Serbisë”, u shpreh Presidenti i Këshillit Evropian.
Hoxhaj për tragjedinë në Shëngjin: Dhimbje e madhe për gjith...
Zvërneci/ Rama: Bashkëinvestitorët e projektit kanë tronditu...
Gjakova shkurton orët mësimore, shkak temperaturat e larta
Tragjedia në Shëngjin: Viktimat raportohet se janë nga Kosov...
Stuhitë i afrohen Shqipërisë, pritet të përfshihet edhe Koso...
Terras: Kriza politike ka dëmtuar funksionimin normal të pro...