Pas katër vitesh e gjysmë bashkëpunim, rrugët e Dušan Vlahović dhe Juventus pritet të ndahen përfundimisht.
Sipas Gazzetta dello Sport, klubi bardhezi dhe sulmuesi serb nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, e cila skadon më 30 qershor, shkruan Arbresh.info.
Bisedimet e fundit kanë nxjerrë në pah dallimet e mëdha mes kërkesave të lojtarit dhe ofertës së klubit.
Vlahovic kërkonte një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon, së bashku me bonuse të konsiderueshme dhe komisione të larta për nënshkrimin e kontratës së re. Nga ana tjetër, drejtuesit e Juventusit, të udhëhequr nga Damien Comolli, ofruan 6 milionë euro në vit plus bonuse, duke refuzuar të paguajnë shuma të mëdha shtesë.
Për shkak të kësaj distance të madhe mes palëve, negociatat janë ndërprerë përfundimisht dhe rinovimi nuk do të realizohet.
Ky zhvillim paraqet një problem të madh për Juventusin, pasi trajneri Luciano Spalletti e ka vlerësuar gjithmonë lart sulmuesin serb dhe e konsideron një element të rëndësishëm në repartin ofensiv.
“Na ka munguar Vlahovici si buka. Nuk mund të luash futboll pa një sulmues me karakteristikat e tij, pa një pikë referimi fizike që shënon gola”, kishte deklaruar Spalletti pas fitores ndaj Lecces pak javë më parë.
Tani Juventusi do të detyrohet të kërkojë të paktën dy sulmues të rinj në merkato. Sipas mediave italiane, emra si Loïs Openda dhe Jonathan David nuk e kanë bindur trajnerin italian.
Vlahovic e mbyll aventurën e tij te Juventusi pas katër sezonesh e gjysmë, gjatë të cilave ishte një nga figurat kryesore të sulmit bardhezi dhe shënoi një numër të konsiderueshëm golash me fanellën e klubit torinez./Arbresh.info
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ...
Çitaku takon Presidentin Costa: Kosova duhet të vazhdojë rru...
Pas vendosjes së tabelave, Fitore Pacolli: Mos keni merak, v...
Kurti pret Antonio Costan: Kosova është e gatshme për status...
Shtyhet vendimi i Apelit për Mario Përlleshaj
Oblak thyen heshtjen për të ardhmen, portieri slloven dërgon...