Pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama dha një deklaratë për mediat, ku u ndal edhe te ndërtimi i resortit në Zvërnec.
Rama u shpreh se resortet janë një nga burimet kryesore të zhvillimit ekonomik të një vendi dhe se nuk do ta prishë projektin.
“Duhet të përballem me njerëzit që thonë se çfarë na duhen ne resortet luksoze ose se ato nuk janë për ne. Në fakt e kundërta është e vërtetë, resortet janë ato që sjellin të ardhura më të larta, ndryshe nga turizmi i zakonshëm. Këto janë shifra që i tregon edhe e shifrat.
Tani që të rinjtë kanë edhe GPT, mund t’i pyesin. Resortet luksoze prodhojnë të ardhura dhe për këtë është diçka e studiuar dhe e bazuar në fakte. Resortet luksoze nuk ndërtohen në hënë, por janë realitet ku vijnë njerëz, të cilët kontribuojnë në ekonomi dhe rrisin të ardhurat e shtetit.
Mjafton të shikoni Malin e Zi, që nuk prodhon raketa, makina apo ndonjë sektor aq të zhvilluar të teknologjisë, por prodhon turizëm dhe si shpjegohet që aty pagat janë më të larta në rajon? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: resortet luksoze.
Nuk kam asnjë dilemë për këtë dhe mendoj se me vetëdijen time Shqipërisë nuk duhet t’i hiqet qafe ky projekt,” u shpreh ai.
Kurti pret Antonio Costan: Kosova është e gatshme për status...
Shtyhet vendimi i Apelit për Mario Përlleshaj
Oblak thyen heshtjen për të ardhmen, portieri slloven dërgon...
Prizren: Ngrihet aktakuzë për grabitje dhe armëmbajtje pa le...
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore