Policia e Vlorës ka ndërmarrë veprimin e radhës në lidhje me incidentët që ndodhën në protestën e zhvilluar më 30 maj në Zvërnec kundër projektit që është planifikuar të ndërtohet në këtë zonë.
Njoftohet se janë arrestuar shtetasit A. G., 35 vjeç dhe G. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, të cilët tërhoqën me forcë protestuesin. Më parë është arrestuar edhe G. B., I cili e goditi fizikisht protestuesin.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë hetimet intensive në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë autorët e veprimeve ose mosveprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026, në Portonovë, Zvërnec.
Ndalohen dhe vihen në pranga 2 shtetasit që tërhoqën me forcë, pjesëmarrësin në tubim.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për zbardhjen dhe dokumentimin e të gjitha rrethanave dhe të gjitha përgjegjësive për këtë ngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasit A. G., 35 vjeç dhe G. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Vlorës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Të dy akuzohen se në bashkëpunim me shtetasin G. B. (të arrestuar), kanë tërhequr me forcë, drejt vendit të rezervuar për rojet, pjesëmarrësin në tubim, shtetasin E. S., të cilit i kanë shkaktuar dëmtime trupore.
Më tej, nga verifikimet rezultoi se shtetasit e ndaluar, A. G. dhe G. V., nuk figurojnë të regjistruar apo të licencuar nga asnjë subjekt për shërbim privat të sigurisë fizike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...