Kandidatja per deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Adelina Tërshani, ka njoftuar se ka dorëzuar në Policinë e Kosovës një dosje me qindra faqe materialesh, të cilat sipas saj përmbajnë komente fyese, kërcënuese dhe denigruese të adresuara ndaj saj në rrjetet sociale.
Ajo tha se gjatë angazhimit të saj publik, veçanërisht në periudhën e fundit, është përballur me një numër të madh mesazhesh dhe komentesh me gjuhë urrejtjeje, duke theksuar se veprimi i saj nuk lidhet me kritikat politike, por me rastet që, sipas saj, tejkalojnë kufijtë e lirisë së shprehjes, shkruan Arbresh.info.
“Në demokraci kritika është normale, por askush nuk duhet të përdorë kërcënimin apo poshtërimin për të frikësuar dhe larguar gratë nga jeta publike”, deklaroi Tërshani. Sipas saj, hapësira digjitale nuk duhet të shihet si një vend ku individët mund të veprojnë pa përgjegjësi ligjore, duke kërkuar që institucionet të trajtojnë me seriozitet rastet e gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve online.
Tërshani u ndal edhe te sfidat me të cilat përballen gratë në politikë, duke vlerësuar se pjesëmarrja e tyre në jetën publike nuk duhet të shoqërohet me sulme personale apo forma të ndryshme të dhunës verbale. Ajo shtoi se personat që përdorin fyerje, shpifje apo kërcënime në rrjetet sociale duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre përmes institucioneve të drejtësisë./Arbresh.info
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...