Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherazi Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, së bashku me kandidatin për deputet, Metë Shatri, takuan dje studentë të Fakultetit të Mjekësisë, profesionistët e ardhshëm të sektorit shëndetësor.
Gjatë takimit diskutuam për mbështetjen që u është ofruar studentëve gjatë viteve të fundit, por edhe për mënyrat se si kjo mbështetje mund të fuqizohet dhe zgjerohet në mandatin e ardhshëm.
“Studentët dhe të rinjtë kanë qenë prioritet i qeverisjes sonë që nga dita e parë. Arsimi publik falas, bursat për ata që studiojnë në fushat STEM dhe, së fundmi, bursat përmes programit “Mobiliteti për Studentë”, përmes të cilit mbështeten studentët në nevojë që ndjekin studimet në një lokacion tjetër nga ai ku jetojnë, janë dëshmi e këtij përkushtimi”, ka thënë U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu./Arbresh.info
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...
Pas Haxhiut, Presidenti i KE-së pritet në takim nga Kurti
NATO do të nisë stërvitje me forca të reduktuara në Detin Ba...