Vjedhje e rëndë në Fushë Kosovë, arrestohen tre të dyshuar

08:47 | 3 Qershor 2026
E H

Policia e Kosovës ka raportuar se pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar ,të njëjtit në bashkëveprim kishin vjedhur materiale të ndryshme .

Dy nga të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë / 02-03.05.2026-20:44-21:05. Më 02.06.2026 pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kishin vjedhur materiale të ndryshme sanitarie nga depot e dy ankuesve meshkuj kosovarë në vlerë të konsiderueshme. Dy nga të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.” , thuhet në raport /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale