Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku ka pritur në takim nxënësit e Shkollë së Muzikës, Artit dhe Baletit “Melody”, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në festivalin ndërkombëtar në Stamboll të Turqisë. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e shkollës dhe prindërit, të cilët vlerësuan mundësinë për këtë bashkëbisedim motivues para pjesëmarrjes në festival.
Gjatë takimit, ministri vlerësoi pjesëmarrjen e të rinjve në ngjarje ndërkombëtare, duke e cilësuar si një mundësi për të promovuar kulturën dhe arsimimin muzikor të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ministri u uroi shumë suksese nxënësve, dhe përgëzoi prindërit për kujdesin që fëmijët e tyre të zhvillojnë talentin muzikor dhe edukimin artistik, të cilat ndikojnë në formësimin e personalitetit të të rinjve.
Në këtë festival 34 nxënës do të përfaqësojnë vendin tonë përmes performancave në instrumente muzikore dhe solo këndim, duke promovuar talentin dhe vlerat artistike të Kosovës.
Rubio: SHBA si heqin sanksionet ndaj Iranit vetëm për hapjen...
“The Best of Fisnik Asllani” – Bundesliga publikon përmbledh...
Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çaj...
Pacolli: Suksesi nuk matet me sa larg shkon, matet me sa nje...
Dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit ...
Ivanka: Zvërneci, projekti i jetës sime – Punojmë me s...