Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mbajtur sot një konferencë për media në Prishtinë lidhur me sqarimin për Ligjin për Shtetësinë duke thënë se kjo nuk është diçka e re dhe se buron nga Pakoja e Ahtisarit.
Ai theksoi se opozita po kritikon një dispozitë që vetë e kishte bartur në dispozitat themelore të Kushtetutës në vitin 2012.
“Ditëve të fundit janë bërë deklarime të shumta lidhur me Ligjin për Shtetësinë e Republikës së Kosovës. Për shkak të interesimit publik, është e rëndësishme të sqarohen disa fakte themelore, posaçërisht lidhur me nenin 31 të këtij ligji. Së pari, neni 31 i Ligjit për Shtetësinë e vitit 2026 nuk është një dispozitë e re. Ky nen është pjesë e dispozitave themelore kushtetuese të Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 155 që derivon nga Pakoja e Ahtisaarit. Kjo e drejtë nuk është krijuar apo njohur nga kjo qeveri dhe nuk është futur për herë të parë me ligjin e ri, ashtu siç eksponentët e opozitës po e proklamojnë”, tha ai.
Ndër të tjera, Sveçla tha se kjo dispozitë ka qenë pjesë e legjislacionit që nga viti 2008.
“Kjo e drejtë, e cila parasheh se Republika e Kosovës ua njeh të drejtën e shtetësisë së Republikës së Kosovës, pavarësisht nga vendbanimi i tyre i tanishëm dhe shtetësia që posedojnë, të gjithë qytetarëve që ishin Republikës Federative të Jugosllavisë, të cilët kanë qenë banorë të përhershëm të Kosovës më 1 janar vitit 1998, si dhe pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë buron nga propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës i njohur si Pakoja e Ahtisaarit, të cilën, siç të gjithë e dini, ne e kemi kundërshtuar në mënyrë fundamentale. Më pas, e njëjta është përfshirë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ka qenë pjesë e pandryshuar e legjislacionit tonë për shtetësinë që nga viti 2008”, tha ai.
Ministri në detyrë ka akuzuar qeveritë e kaluara për bartjen e kësaj dispozite në pjesën themelore të Kushtetutës.
“Ndërsa në vitin 2012, në vend që kjo dispozitë të hiqej nga Kushtetuta dhe të kishte të njëjtin fat si dispozitat e tjera kalimtare, opozita e tanishme, e cila ishte në pushtet në atë kohë, përmes ndryshimeve kushtetuese vendosi ta bartë këtë dispozitë te dispozitat themelore të Kushtetutës me qëllim që ta bëjë pjesë të përhershme të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Pra në thelb, ajo që opozita sot po e kritikon, e ka burimin pikërisht këtu. Çka nënkupton se ata ose nuk kanë qenë fare të vetëdijshëm për atë që kanë bërë dhe votuar, ose kanë pasur pikërisht qëllimin për të cilin po na akuzojnë ne sot”, tha ai./Arbresh.info
OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimi...
Vizita e António Costas në Kosovë, Policia paralajmëron ndër...
Çeku priti nxënësit që përfaqësojnë Kosovën në festivalin e ...
Presidenti i Këshillit Europian nesër në Kosovë, pritet nga ...
Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues për Bashkëpunimi...
Kancelari gjerman thirrje për një BE më vetëbesuese: Tregu y...