Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i veçantë, i rëndësishëm besa edhe i domosdoshëm

15:04 | 2 Qershor 2026
A Z

Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lartë, Rrustem Mustafën – Remin, duke theksuar se vota për Remin, është votë për parimet, konsekuencën, guximin dhe sinqeritetin e përfaqësuesit të denjë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Tutje shkruan se kemi rrugën dhe vlerat e përbashkëta, nga koha kur kombit iu deshtëm më së shumti.

Postimi i Lladrovcit:

Miku im, Komandant Remi, në bastionin e PDK-së, është i mirëpritur dhe vlerësuar, për të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen e shtetit dhe shtetësisë. Ne njihemi bashkë me dekada dhe miqësia jonë vazhdimisht është fuqizuar. Në themel të nderimit të ndërsjellë, kemi rrugën dhe vlerat e përbashkëta, nga koha kur kombit iu deshtëm më së shumti.

Miku im Remi, me praninë e tij në Parlamentin e Republikës së Kosovës, do të jetë përgjegjësi të cilën me lehtësi do ta bartë, detyrimet ndaj shtetit dhe qytetarëve deri më tani i ka kryer me nder, prandaj në Parlament, zëri i tij do të jetë i veçantë, i rëndësishëm besa edhe i domosdoshëm.

Vota për Remin, është votë për parimet, konsekuencën, guximin dhe sinqeritetin e përfaqësuesit të denjë të Partisë Demokratike të Kosovës. Stop krizës. Ndrysho Kosovën!/Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale