E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është lista e Turqisë për Kupën e Botës

14:11 | 2 Qershor 2026
D.H

Pas fitores së mbrëmshme me rezultat 4-0 në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut, selektori i Turqisë, Vincenzo Montella e ka gati listën e lojtareve të ftuar për Kupën e Botës e cila nis me datë 11 qershor të këtij viti.

Turqit siguruan kualifikimin e parë në Botëror pas 24 vitesh, pas fitores ndaj Kosovës në Prishtinë në finalen e play-offit, shkruan Arbresh.info

Në listën e të ftuarve nuk mungon super ylli i Real Madridit, Arda Guler, talenti i Juventusit, Kenan Yildizi si dhe kapiteni i kombëtares turke, Hakan Calhanoglu.

Po ashtu të ftuar janë edhe Kerem Akturkoglu, Baris Alper Yilmaz.

Katër lojtarët e fundit që u eliminuan përpara se të finalizohej lista përfundimtare ishin Sengezer, Eskihellac, Tinaz dhe Sari.

Kjo është lista e plotë e Turqisë:

Turqia është në grupin D me SHBA-në, Australinë dhe Paraguain.

Para se të nisin grupet e Botërorit, Turqia do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore ndaj Venezuelës me datë 7 qershor.

Ndërkohë ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Botëror e luan ndaj Australisë me 14 qershor me fillim nga ora 6:00 me kohën tonë lokale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale