Paris Saint-Germain ka fituar për të dytin vit radhazi Ligën e Kampionëve, në një finale kundër Arsenal, ku “Gunners” kaluan në epërsi në minutën e 5-të dhe vetëm në minutën e 64-të Ousmane Dembélé barazoi ndeshjen nga pika e penalltisë.
Koha e rregullt përfundoi 1-1, prandaj fituesi u vendos në gjuajtjet e penalltive, ku PSG triumfoi 4-3, shkruan Arbresh.info.
Penalltinë vendimtare për Arsenalin e humbi Gabriel Magalhães, duke i mohuar skuadrës angleze trofeun evropian.
Ndërsa lojtarët e PSG-së po festonin fitoren, kapiteni Marquinhos vrapoi drejt bashkëlojtarit të tij të kombëtares për ta përqafuar dhe për t’i thënë disa fjalë në vesh, ndërkohë që Gabriel po qante. Kjo skenë u bë menjëherë virale dhe u vlerësua shumë nga tifozët e futbollit si një gjest sportiv.
Sipas Globo Esporte, Marquinhos i ka thënë: “Qëndro i fortë, ke bërë një sezon të jashtëzakonshëm”. Në atë moment u afrua edhe bashkëkombësi tjetër Gabriel Martinelli, i cili u përpoq ta ngushëllonte pas penalltisë së humbur.
Në deklarata për TNT, Marquinhos tregoi se u kujtua për momentin kur ai vetë kishte humbur një penallti kundër Kroacisë në Botëror dhe kishte përjetuar të njëjtën ndjesi të vështirë.
Ai shtoi se Gabriel kishte bërë një sezon të shkëlqyer me Arsenalin dhe se humbja e penalltisë nuk e zbeh aspak nivelin e tij si lojtar.
Sipas tij, ai është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe meriton shumë sukses në të ardhmen.
Pas finales, tre lojtarët u bashkuan me kombëtaren e Brazil për t’u përgatitur për Kupën e Botës në SHBA, ku pjesa tjetër e skuadrës ka nisur përgatitjet më herët.
Brazil luan në Grupin C së bashku me Marokun0, Haiti dhe Skocia.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti zhvilloi gjithashtu një miqësore ndaj Panamasë, të cilën e fitoi 6-2 në “Maracanã”, ndërsa debutimi në Botëror pritet më 14 qershor kundër Marokut./Arbresh.info
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...
Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i v...
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...