Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se po jetësohet zotimi para fermerëve të Mitrovicës për 55 hektarë tokë që të bëhen me sistem të ujitjes.Për këtë u nënshkrua një marëveshje në mes të Ministrisë së Bujqësisë dhe Komunës së Mitrovicës.
“Fjalët po shndërrohen në punë dhe zotimet në projekte konkrete e zotimi ynë i bërë para fermerëve të Mitrovicës për sistemin e ujitjes po jetësohet. 500 hektarë tokë në fshatrat Pirq, Vërnicë dhe Vaganicë, do të bëhen me sistem të ujitjes, pas marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Bujqësisë, Komunës së Mitrovicës dhe Ibër Lepencit për sistemin e ujitjes në këtë komunë”.“Kjo marrëveshje krijon kushte më të mira për prodhim bujqësor dhe zhvillim ekonomik në këtë pjesë të vendit. Krahas investimeve në diga, mandatin e ardhshëm do të rritet intensiteti i investimeve në sisteme të reja dhe efikase të ujitjes. Me sisteme funksionale dhe moderne të ujitjes ferma shndërrohet në ekonomi prodhuese që siguron tregun vendor dhe rrit eksportet”, ka thënë Kurti.
Hamza nesër mban konferencë për media
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin më të madh n...
Pensionohet Xajë Mustafa, protagonisti i fotografisë që prek...
Prishtina 01 mposht Liqenin dhe arrin finalen për vitin e ka...
Komandat Remi: Çdo derë që po hapim është një mesazh i qartë...
Kristian Prenga para duelit me Joshuan: Po stërvitem më fort...