Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Nuk është momenti që unë të flas si përfaqësues

23:59 | 31 Maj 2026
E.G

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur  për mungesën e reagimit të tij lidhur me protestat e studentëve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria në Maqedoninë e Veriut, të cilët kundërshtuan mospërfshirjen e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.

Kurti tha se në këtë fazë nuk e ka parë të nevojshme të ndërhyjë publikisht në këtë çështje, duke theksuar rolin institucional që ka dhe përfaqësimin politik në terren.

“Nuk më është dukur që në këtë fazë, kur e ke deputetin e VV në VLEN, të flas unë. Jam duke e bërë më shumë komentuesin sesa përfaqësuesin, sepse nuk jam përfaqësues”, tha Kurti në emisionin “Politiko”