Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti lidhur me gjendjen e punëtorëve në Kosovë, duke thënë se siguria e tyre vazhdon të mbetet problem serioz.
Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj tha se një nga premtimet kryesore të Kurtit ka qenë siguria e punëtorëve, por sipas tij, gjendja nuk ka ndryshuar për mirë.
“Një prej premtimeve kryesore të Kurtit ka qenë siguria e punëtorëve. E punëtorët kurrë më të pasigurt s’kanë qenë.
Kuvendit të Kosovës, me 7 qershor, jepja një opozitë përnime që i shtyen përpara të drejtat e punëtorëve. Voto 129!”, ka shkruar Molliqaj.
Përmes këtij reagimi, kreu i PSD-së u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 7 qershorit ta mbështesin subjektin e tij politik./Arbresh.info
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...