Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka reaguar lidhur me përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet e fushatës zgjedhore nga subjektet politike.
Në reagim thuhet se raportimet nga terreni gjatë ditëve të fundit tregojnë se fëmijët po përfshihen dhe përdoren nga subjektet politike për promovimin e aktiviteteve dhe mesazheve të tyre politike.
Nisur nga kjo situatë, KOMF u bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe të shmangin çdo formë të përfshirjes së tyre në aktivitetet e fushatës zgjedhore. Sipas KOMF, shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike përbën shkelje të të drejtave të tyre, cenon mirëqenien e tyre dhe nuk është në interesin më të mirë të fëmijës.
Po ashtu, KOMF i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të monitorojë aktivitetet e subjekteve politike dhe, në rastet kur konstatohet përfshirja ose shfrytëzimi i fëmijëve në fushatë zgjedhore, të ndërmarrë veprimet dhe masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Njëkohësisht, KOMF u bën thirrje prindërve që të mos i ekspozojnë fëmijët ndaj aktiviteteve politike dhe të mos i përfshijnë ata në asnjë formë në fushatat elektorale, përfshirë pjesëmarrjen në tubime, aktivitete promovuese apo ngjarje të organizuara nga partitë politike.
Po ashtu, KOMF fton mediat që mbulojnë procesin zgjedhor të luajnë një rol aktiv në monitorimin e respektimit të të drejtave të fëmijëve gjatë fushatës dhe të raportojnë rastet e përfshirjes së tyre për qëllime politike, duke garantuar në çdo rast mbrojtjen e identitetit, privatësisë dhe dinjitetit të fëmijës.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...