Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentes, duke iu referuar rastit kur ishte propozuar Feride Rushiti si kandidate për këtë post.
Sipas Kurtit, problemi nuk kishte qenë numri i votave të fituara nga kandidatja, por mungesa e kuorumit të nevojshëm për vazhdimin e procedurës në Kuvend.
“E propozuam Feride Rushitin si kandidate. Ajo i pati 63 vota, mirëpo nevojitej kuorumi prej 81 deputetësh dhe nuk kishim si të procedonim më tutje. Me fjalë të tjera, Kosova kishte një presidente, por Kuvendi nuk kishte kuorum, sepse në rundin e tretë 61 vota janë më se të mjaftueshme”, tha Kurti në emisionin “Politiko”
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...
Rritet konsumi i duhanit në Kosovë, shqetësim i madh te të r...
FIFA konfirmon një ndryshim të ri në rregullore para fillimi...