Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Rrugën e Arbërit.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar humbjen e jetës së 55-vjeçarit Halil Gjashi, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, dy të plagosurit, vëllezërit Alfred Ruçi, 43 vjeç, dhe Përparim Ruçi, 51 vjeç, janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sapo kanë mbërritur dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore.
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...
Kushtrim Kelani thyen heshtjen, flet për herë të parë për li...
Publikohet lista e Kosovës U21 për dy miqësoret e muajit qer...
Kandidati për president të Real Madridit, Riquelme: Florenti...
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...