Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë  

17:54 | 31 Maj 2026
D.H

Kosova është mposhtur me rezultat 2-1 nga Republika Çeke në miqësoren e luajtur në Pragë.

Ndeshja nisi më mirë për cekët që realizuan në minutën e 12-të me anë të Ladras, shkruan Arbresh.info.

Çekia nuk u ndal dhe në pjesën e parë realizoi edhe golin e dytë me anë të sulmuesit të Hoffenheimit, Adam Hlozek.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Kurse në pjesën e dytë “Dardanët” u munduan që të rikthehen deri në fund në lojë. Por krejt çfarë bën ishte goli i nderit në minutën e 80-të, të cilin e shënoi Lindon Emërllahu.

Për Kosovën ky ishte testi i parë miqësor për këtë muaj, derisa ndeshjen e radhës e luajnë me 7 qershor ndaj Andorrës.

Derisa Çekia po bëhet gati për Kampionatin Botëror i cili nis me 11 qershor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale