Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e Kampionëve

17:30 | 31 Maj 2026
D.H

Parisi mbrëmë e fitoi Ligën e Kampionëve për vitin e dytë me radhë, duke e mposhtur Arsenalin në finale pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt u mbyll 1-1. Fillimisht Havertz shënoi për Arsenalin, kurse për PSG nga pika e bardhë shënoi Dembele, të cilin e fitoi Khvicha Kvaratskhelia, shkruan Arbresh.info.

E pikërisht Khvicha u shpall lojtari më i mirë i këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

Ai dha kontribut të madh në mbrojtjen e titullit të Parisit. Skuadra franceze u bë ekipi i dytë pas Real Madridit që arrin ta fitoj dy herë rresht Ligën e Kampionëve.

Gjeorgjiani kontribuoi me 10 gola e gjashtë asistime në këtë kampanjë të suksesshme të francezëve.

Vetëm Harry Kane me 14 gola dhe Mbappe me 15 sosh, patën më shumë kontribute se Khvicha.

Ky është titulli i dytë në histori të PSG, kurse për Khvichan është hera e parë që shpallet lojtari i sezonit në Ligën e Kampionëve./Arbresh.info