Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi Kosovë-Shqipëri është detyrë kombëtare

15:18 | 31 Maj 2026
E.H

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Në nisje të takimit, Kurti theksoi se Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme, si dy shtete të të njëjtit komb. Kësisoj, ai shtoi se bashkërendimi dhe bashkëveprimi nuk janë zgjedhje, por detyrë kombëtare.

Kurti foli për marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet dy vendeve dhe nivelin e zbatimit të tyre, si dhe për Sekretariatin Koordinues Ndërqeveritar. E po ashtu, edhe për thellimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm si, diplomacia, energjia dhe infrastruktura hekurudhore.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe, Kurti theksoi rëndësinë e bashkërendimit dhe bashkëveprimit në politikën e jashtme dhe proceset për integrimin euro-atlantik të të dyja vendeve. Sikurse edhe për bashkëpunimin rajonal./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale