Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe zhvillim të vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të kushtëzojnë reshje lokale shiu, shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.
Sipas IHMK-së, temperaturat do të mbeten mbi mesataren klimatologjike për këtë periudhë, ndërsa lagështia në tokë do të vazhdojë të jetë e favorshme për shumicën e kulturave bujqësore.
“Cilësia e ajrit pritet të mbetet kryesisht e mirë, ndërsa indeksi UV gjatë orëve të mesditës do të arrijë vlera të larta, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj rrezatimit diellor”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
Të hënën – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës, vranësirat parashihen të zhvillohen dhe vende-vende të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike (rrufe). Në disa zona ekzistojnë kushte edhe për reshje breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 26 dhe 29°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.
Të martën – Mot me diell dhe vranësira të dendura. Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu të shoqëruara me rrufe. Në disa zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 22 dhe 26°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-12 m/s.
Të mërkurën – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende, vranësirat mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 24 deri në 27°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.
Të enjten – Parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 21 dhe 25°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.
Të premten – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 22 deri në 26°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s./Arbresh.info
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmu...
Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi Kosovë-Shqipëri ë...
“Kosova e re” dhe “Centrali me gaz”, Hoti: Dështimi i këtyre...
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...