Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se pagat në Kosovë janë rritur 53 për qind gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.
Sipas Muratit, të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se paga mesatare në vend për vitin 2025 ka arritur në 713 euro bruto.
Ai ka thënë se kjo paraqet rritje prej 247 eurosh apo 53 për qind krahasuar me nivelin e pagës mesatare në fillim të mandatit.
Murati ka theksuar se në periudhën pesëvjeçare para Qeverisë Kurti (2014-2019), paga mesatare ishte rritur për 74 euro apo 18 për qind.
Sipas tij, rritja e pagës mesatare gjatë Qeverisë Kurti ka qenë trefish më e madhe sesa gjatë qeverive Mustafa dhe Haradinaj.
Murati ka theksuar se këto janë të dhëna zyrtare të ASK-së.
“Prandaj i lus edhe mediat dhe analistët nëpër studio, që sa herë të flasin për rritje pagash, t’u referohen statistikave konkrete e zyrtare, sepse kjo e bën shumë më të lehtë mirë-informimin e qytetarëve”, ka shkruar ai në Facebook.
Kosova në qendër të arkitekturës së re të sigurisë në Bordin...
Kosova forcon bashkëpunimin ndërkombëtar, dy oficerë të FSK-...
Konjufca pret nesër ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit...
Evropa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, temperatur...
Përleshje e ashpër mes tifozëve të Arsenalit dhe PSG-së
Pas 7 muajsh në hapësirë, tre astronautë kinezë rikthehen në...