Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se është ndaluar zyrtari për kulturë në Kllokot, për keqpërdorim të pozitë apo autoritetit zyrtar.
Ai dyshohet se ka pranuar pagë, ndonëse nuk ka shkuar në punë për rreth 7 vjet.
Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit llogaritet të jetë rreth 40 mijë euro.
“Sipas dyshimit të bazuar, i pandehuri S.S, nga viti 2019 e deri me datë 02.03.2026 i punësuar në Komunën e Kllokotit, në cilësinë e zyrtarit për kulturë, rini, sport dhe si menaxher i bibliotekës së Kllokotit, me dashje ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke mos i përmbushur të njëjtat, dhe ka përfituar pagën mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës, përkundër se i njëjti nuk është paraqitur në punë dhe nuk ka ushtruar asnjë aktivitet të punës, konform detyrave që ia parasheh kontrata, duke e dëmtuar buxhetin e Repunliës së Kosovës në vlerën prej 39.231.21 euro. Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit ka filluar hetimet si dhe brenda afateve kohore do të paraqitë masën për sigurimin e të pandehurit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftim.
Zjarr i madh te Rana e Hedhun në Shqipëri, zona me pisha për...
65 zyrtarë policorë trajnohen për “Ballafaqimin me turma” në...
Rrëzohet apeli i Selimit lidhur me vazhdimin e paraburgimit
Nënshkruhet memorandum për restaurim të objektit të Institut...
Dyshohet se mori pagë pa shkuar në punë për 7 vjet, ndalohet...
McKinney viziton Kosovën, theksohet bashkëpunimi në fushën e...