“Më shumë ka pasur armatim nëpër oda se në Kazermë”, Kurti në Hajvali flet për prodhimin e municionit

22:47 | 28 Maj 2026
E.H

Kandidati për kryeministër nga radhët e VV-së, Albin Kurti ka mbajtur sot tubim në lagjen Hajvalia në Prishtinë.

Kurti në këtë tubim ka premtuar investime në ushtri në vlerë deri në 1 miliardë euro, e poashtu edhe rritjen e numrit të pjesëtarëve të FSK-së.

“E kemi më shumë se dyfishuar numrin e ushtarëve. Në vitin 2021 FSK ka pasur 2100 pjesëtar, në ja kemi bashkangjitur edhe 2705 dhe sivjet kalohet niveli prej 5 mijë pjesëtarëve. E kemi trefishuar buxhetin, katërfishuar trajnimet jashtë vendit dhe njëkohësisht shumëfishim të pajisjeve ushtarake dhe armatim. Para ardhjes së VV-së në qeverisje, FSK ka pasur vetëm dy lloje të armatimit, gllok dhe hekler, dhe më shumë ka pasur armatim nëpër oda se në Kazerma. Por tash i kemi më shumë se 40 lloje të sistemeve të armatimit. Tash është koha edhe të prodhojmë. Prej prodhimit të municionit, e deri te dronat e ri” ka deklaruar Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale