Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës ka shpallur procesin e gradimit për gradën Toger, me 157 pozita të hapura për zyrtarët policorë që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale.
Sipas Sveçlës, të drejtë aplikimi kanë të gjithë zyrtarët policorë me së paku dy vite në gradën Rreshter, si dhe zyrtarët me gradën Polic i Lartë që kanë të paktën 10 vite përvojë aktive në Policinë e Kosovës. Afati për aplikim është deri më 12 qershor 2026.
Ai theksoi se ky proces përbën një hap tjetër drejt reformimit dhe fuqizimit të sistemit të karrierës brenda Policisë së Kosovës, duke krijuar më shumë mundësi avancimi për zyrtarët që kanë shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim.
Sveçla bëri të ditur se për herë të parë po krijohet mundësia që zyrtarët policorë të avancohen edhe në dy grada njëherazi, me synimin për të korrigjuar, siç tha ai, padrejtësitë dhe bllokadat e trashëguara që kanë penguar zhvillimin profesional të shumë pjesëtarëve të policisë./Arbresh.info
Postimi i plotë:
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...
Shqipëri: Qeveria miraton reformë të re për njësimin e grada...
Islanda miraton referendum për nisjen e negociatave me BE në...
Osmani: Sonte rikthyem një besim se Kosova mund të udhëhiqet...