Neymar ka ngritur shqetësime në kampin e Brazilit pasi ka munguar në stërvitjen e së mërkurës për shkak të një problemi në pulpë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas “The Athletic”, ylli brazilian iu nënshtrua testeve mjekësore për të mësuar shkallën e lëndimit, ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga afër nga stafi mjekësor.
34-vjeçari tashmë kishte munguar në dy ndeshjet e fundit të Santosit për shkak të të njëjtit shqetësim fizik, duke shtuar dyshimet për gatishmërinë e tij para sfidave të rëndësishme me kombëtaren.
Brazili do ta nisë kampanjën për Kupën e Botës ndaj Marokut pas 17 ditësh dhe ende nuk dihet nëse Neymar do të jetë plotësisht i gatshëm për atë përballje./Arbresh.info
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...