Atlético Madridi nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë në çështjen e Julián Álvarez.
Klubi madrilen ndodhet në një situatë të qëndrueshme financiare dhe nuk ka nevojë të shesë yjet e skuadrës, çka i jep avantazh të madh në negociata.
Sipas raportimeve nga Spanja, drejtuesit e Atlético-s e vlerësojnë sulmuesin argjentinas me një shumë që i afrohet 150 milionë eurove, ndërsa çdo ofertë nën këtë shifër vështirë se do të merret seriozisht.
Agjentët e Julián Álvarez kanë zhvilluar kontakte me PSG-në, Barcelonën dhe Arsenalin gjatë muajve të fundit, por Atlético mbetet i vendosur dhe nuk pranon të negociojë lehtë.
Barcelona shihet si destinacioni i preferuar i lojtarit, megjithatë mbetet për t’u parë nëse klubi katalanas ka mundësi financiare për të realizuar një transferim kaq të madh.
Nga ana tjetër, PSG ka futbollistë që pëlqehen nga drejtuesit e Atlético-s dhe që mund të përfshihen në ndonjë marrëveshje të mundshme.
E ardhmja e Julián Álvarez pritet të jetë një nga sagat më të mëdha të merkatos së verës, ndërsa Atlético vazhdon të planifikojë sezonin e ardhshëm me argjentinasin në skuadër.
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...