Limaj vendos logon e PDK-së në profil

13:29 | 28 Maj 2026
Q L

Fatmir Limaj ka vendosur logon e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në profilin e tij në rrjetet sociale.

Megjithëse nuk pranuan që Limaj të ishte pjesë e listës së kësaj partie për zgjedhjet e 7 qershorit, ai nuk ka hezituar që logon e partisë, pjesë e së cilës ishte vite më parë, ta vendosë në profilin e tij.

Logo “Stop krizës , ndrysho Kosovën PDK 125”, tashmë shihet në profilin e Limajt në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale