Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se shtesat për qytetarët dhe kategoritë e ndryshme nuk janë masa politike të përkohshme, por politika afatgjata që, sipas saj, janë të domosdoshme në kushte të caktuara ekonomike dhe sociale.
Ajo tha se nuk ka parti politike që do të guxonte t’i heqë shtesat, duke theksuar se ato kanë qenë të nevojshme edhe para ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kur flasim për shtesat, nuk ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesat. Ato kanë qenë të nevojshme edhe para se me ardh Lëvizja Vetëvendosje”, deklaroi Pacolli.
Sipas saj, këto masa duhet parë si pjesë e politikave afatgjata dhe jo si vendime të përkohshme.
“Ato janë politika afatgjata, pra kombinim”, u shpreh ajo.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë