Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati për çdo familje

10:24 | 27 Maj 2026
E.K

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajrami, duke përcjellë mesazh për paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familje.

Në urimin e tij, Rama theksoi se Kurban Bajrami rikujton vlerat e solidaritetit, sakrificës, mirëkuptimit dhe kujdesit për njëri-tjetrin.

“Le të shërbejë kjo festë si moment reflektimi dhe afrimi mes nesh, duke forcuar ndjenjën e bashkësisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet në mesazhin e tij.

Ai vlerësoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit qytetar, duke theksuar se Prishtina bëhet më e fortë kur ndërtohet mbi dashuri, barazi dhe shpresë për të gjithë.