Gjykata e Lartë ka marrë një vendim përfundimtar në lidhje me konfliktin ligjor për administrimin e Aeroportit të Vlorës, duke rrëzuar palën e drejtuar nga Valon Ademi dhe duke i hapur rrugë rikthimit të kontrollit te MABCO Constructions e biznesmenit Behgjet Pacolli.
Pas publikimit të vendimit, Autoriteti i Aeroportit të Vlorës (VIA) ka reaguar edhe në faqen zyrtare, ku ka ndarë një video që shoqëron njoftimin, duke e konsideruar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm për ecurinë e projektit, shkruan Arbresh.info.
Videoja e publikuar tregon zhvillimet e fundit dhe rikthimin e administrimit te pala fituese pas vendimit të Gjykatës së Lartë.
Ky vendim pritet të ndikojë në vazhdimin e punimeve dhe në afatet e realizimit të një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në jug të Shqipërisë./Arbresh.info/
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...