Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshimin drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut

17:31 | 26 Maj 2026
Q L

Studentët nga Shqipëria e Kosova janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të vijuar me protestën në mbështetje të moshatarëve në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë të drejtën për të realizuar provimet në gjuhën shqipe.

Ata shihen me flamuj shqiptarë ndër duar, pankarta, plisa në kokë dhe tupanë. Gjithashtu, mbajnë edhe një banderolë të madhe me mbishkrimin: “Ne jemi bashkë” që i bashkohet thirrjes “O sa mirë me qen shqiptar!” duke vijuar me himnin kombëtar për të simbolizuar nisjen e protestës.

Pasi mbajtën disa fjalime në nisje të protestës, studentët sapo kanë filluar marshimin nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Ata kanë vijuar me thirrjet , “O sa mirë me qen shqiptar!”

Shpërndaje në rrjete sociale