Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas takimit me kongresmenët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam, duke e cilësuar këtë vizitë si një moment me rëndësi të veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Përmes një postimi në Facebook, Kamberi theksoi se takimi vjen në një kohë kur, sipas tij, shqiptarët në këtë rajon vazhdojnë të përballen me politika diskriminuese nga autoritetet në Beograd.
“Takimi i sotëm me kongresistët amerikanë paraqet një moment me rëndësi të veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për perspektivën demokratike të rajonit tonë”, ka shkruar ai.
Kamberi akuzoi institucionet serbe për një qasje të vazhdueshme të margjinalizimit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke përmendur pasivizimin e adresave, përjashtimin nga institucionet shtetërore dhe diskriminimin ekonomik.
Ai kritikoi gjithashtu, siç tha, standardet e dyfishta të Beogradit në raport me të drejtat e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginë.
“Ndërkohë që Beogradi kërkon standarde të larta për serbët në Kosovë, të njëjtat standarde refuzon t’i zbatojë për shqiptarët në Luginën e Preshevës,” theksoi Kamberi.
Sipas tij, përfshirja e Shteteve të Bashkuara dhe iniciativa për Ligjin HR 6411 në Kongresin amerikan janë hapa të rëndësishëm në adresimin e këtyre çështjeve.
Kamberi përfundoi se pa barazi reale dhe zhvillim ekonomik, ekziston rreziku i vazhdueshëm i emigrimit dhe destabilizimit në rajon, duke bërë thirrje për fundin e standardeve të dyfishta dhe për vendosjen e barazisë për të gjithë qytetarët.
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...