Ushtria iraniane ka paralajmëruar përgjigje shumë të ashpër pas sulmeve të reja amerikane në një pjesë të Irani.
Abolfazl Shekarchi, një zëdhënës i lartë i Forcave të Armatosura Iraniane, tha se çdo agresion i ri kundër Iranit do të përballet me një përgjigje “shumë më të rëndë” që do të shtrihet përtej rajonit, raporton Al-Jazeera.
“Nëse sulmohemi, sulmet tona do të jenë më të ashpra, më intensive dhe më të fuqishme. Përgjigja jonë do të shkojë përtej rajonit”, tha ushtaraku, siç raportohet nga X.
“Objektivi është identifikuar tashmë dhe është gati. Përgjigja ndaj çdo agresioni të ri do të jetë e ndryshme. Nëse ata pengojnë eksportet tona, Irani do të parandalojë që nafta të dalë nga rajoni”, deklaroi zëdhënës i lartë i Forcave të Armatosura Iraniane.
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, në një zhvillim që rrezikon të përshkallëzojë tensionet në rajon dhe të ndikojë drejtpërdrejt në negociatat për një marrëveshje mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Sulmet u kryen vetëm pak orë pasi negociatorët iranianë zhvilluan takime në Doha me ndërmjetësuesit e Katarit në kuadër të bisedimeve për uljen e tensioneve dhe ruajtjen e armëpushimit. Ushtria amerikane i cilësoi ndërhyrjet si “sulme vetëmbrojtëse”, duke bërë të ditur se në shënjestër u vunë pozicione për lëshimin e raketave dhe mjete detare iraniane pranë njërës prej rrugëve më strategjike të transportit të naftës në botë.
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensioni...
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...