Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 gradë

23:03 | 25 Maj 2026
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat maksimale të ditës do të jenë 25 deri në 29 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13°C, ndërsa maksimalet 25-29°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale