Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjenja më e mirë që kam përjetuar deri më sot

21:24 | 25 Maj 2026
D.H

Mesfushori i kampionit të Zvicrës, Thun, Valmir Matoshi ka qenë një nga prurjet e reja të Franco Fodas për ndeshjet miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës.

Matoshi ishte pjesë e grupmoshave të Zvicrës, dhe ishte një nga më të dalluarit në suksesin e Thunit, shkruan Arbresh.info.

Pavarësisht interesimit së Helvetëve, ai zgjodhi Kosovën.

Për këtë ai është krenar, dhe thotë se është ndjenja më e mirë që e ka përjetuar deri më sot.

“Momenti kur e mora thirrjen nga Kombëtarja e Kosovës, ishte ndjenja më e mirë që kam përjetuar deri më sot. Është emocionuese për mua dhe familjen time, pasi jemi ndier krenarë. Sepse Kosova është vendlindja e familjes sime dhe për mua është nder ta përfaqësoj Kosovën”, tha Matoshi për Sportfolio në Radio Dukagjini.

Kosova do të luaj me 31 maj ndaj Çekisë, kurse me 7 qershor e pret Andorrën në “Fadil Vokrri”.

Matoshi është një afrim i madh për të ardhmen, pasi shihet një nga talentët më të mëdhenj në Zvicër./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale