Një person mashkull i moshës madhore është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Rreth orës 19:35, përmes linjës telefonike kemi pranuar informatën nga QKMF Malishevë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar pa shenja jete”, tha ajo për Arbresh.info.
Krasniqi ka bërë të ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
“Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit. Është inicuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, shtoi Krasniqi./Arbresh.info
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër
Ngushtica e Hormuzit do të hapet 30 ditë pas arritjes së një...
“Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri i jep fund lidhjes me Va...
Suedia arrin objektivin për të pasur më pak se 5% të populls...