Milani është futur në një periudhë të re pas largimit të Massimiliano Allegrit, ndërsa klubi kuqezi tashmë po mendon për trajnerin e ri.
Sipas Gazzetta dello Sport, projekti me Allegrin ka dështuar dhe Milani është kthyer sërish në pikën zero, duke hapur një proces të ri riorganizimi në strukturën sportive, shkruan Arbresh.info.
Aktualisht, Zlatan Ibrahimovic po merret me çështjet kryesore të klubit në bashkëpunim të ngushtë me pronarin Gerry Cardinale.
Megjithatë, brenda klubit ekziston paqartësi e madhe: a mund të zgjidhet trajneri i ri pa emërimin e drejtorit sportiv?
Në listën e kandidatëve përmenden këta emra: Vincenzo Italiano, Raffaele Palladino, Xavi, Andoni Iraola dhe Marco Silva.
Emri që shihet si më i forti dhe që mund të sjellë stabilitet në skuadër mbetet Antonio Conte, i njohur për aftësinë e tij për të ringritur ekipe në vështirësi.
Megjithatë, pengesë mbeten kostot e larta dhe fakti që Conte aktualisht është i angazhuar në një projekt tjetër dhe i lidhur me mundësinë e drejtimit të përfaqësueses italiane.
E ardhmja e pankinës së Milanit mbetet e hapur, ndërsa vendimet pritet të merren në bashkëpunim mes Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic.
Klubi kuqezi po hyn në një fazë të re riorganizimi, ku zgjedhja e trajnerit do të ketë ndikim të madh në projektin sportiv të viteve të ardhshme.
Ndryshe, nga Milani sot janë shkarkuar edhe drejtori sportiv, ai ekzekutiv dhe shefi i skautimit pas mosarritjes së kualifikimit në Ligën e Kampionëve./Arbresh.info
Hamza në Mitrovica: Më 7 qershor do ta ndalim krizën dhe do ...
Chicago Fire e do Lewandowskin, trajneri i klubit e pranon p...
Dita e Përkujtimit, Trump nderon ushtarët amerikanë të vrarë...
Abdixhiku dhe Osmani takojnë rininë në Prishtinë: Ëndrrat s’...
Inspektorati i Mjedisit gjobit Komunën e Prishtinës me 5 mij...
Aksident i rëndë në Vaqarr të Shqipërisë, 6 fëmijë të lëndua...