105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqësi diplomatike

20:37 | 25 Maj 2026
E.H

Procesi i votimit jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, vazhdon deri më 6 qershor, duke u mundësuar rreth 105 mijë qytetarëve të regjistruar jashtë vendit të votojnë përmes postës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shumica e pakove zgjedhore tashmë janë shpërndarë, ndërsa votimi fizik në përfaqësi diplomatike do të mbahet më 6 qershor në 30 misione diplomatike dhe konsullore. Ndërkaq, analiza e Germin për vitin 2025 thekson se votimi përmes postës mbetet forma më dominuese e pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhje.

Procesi i votimit përmes zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili do të zgjasë deri më 6 qershor, është duke vazhduar. Gjatë kësaj periudhe, rreth 105 mijë votues të regjistruar jashtë vendit, kanë mundësinë ta ushtrojnë të drejtën e votës përmes postës.

Sa i përket ecurisë së këtij procesi, gjatë ditëve të para të periudhës së votimit me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur të shpërndajë pothuajse pjesën dërrmuese të pakove zgjedhore, të cilat, përmbajnë fletëvotimet që ua mundësojnë bashkatdhetarëve votimin me postë.

“Është duke u zhvilluar periudha përmes postës e cila vlen për rreth 105 mijë shtetas të RKS të cilët e kanë përzgjedhur këtë mënyrë të votimit, ndërkaq 28 shtete të tjerë që janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike duhet të presin datën 6 qershor kur parashihet me ligj që të organizohet votimit në misione diplomatike të RKS”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së

Në këtë kontekst votimit përmes postës sipas një analize të votimit nga diaspora e vitit 2025 të bërë nga organizate Germin, po del të jetë forma më dominuese e pjesëmarrjes në votim. Raporti I publikuar tregon se Kosova ka bërë progres të rëndësishëm në qasjen e diasporës në procesin zgjedhor, sidomos pas ndryshimeve ligjore të vitit 2023.

” Ne kemi qenë shumë të zëshëm që të zgjerohet mundësit e votimit të diapsor pra nga votimit përmes postës të kalohet … përveç rritjes së mundësive të votimit në vitin 2025 ka pasur përmirësime edhe procesin e regjistrimin të votuesve jashtë vendit”, theksoi Lirim Krasniqi, Germin.

“MPJD do ta ofrojë gjithë infrastrukturën qoftë logjistike qoftë burimeve njerëzore që të kemi një votim pa probleme në diasporë” pohoi Elis Badalli, drejtor i Departamentit për Diasporën në MPJD.

Sa i përket votimit fizik në përfaqësi diplomatike, ky lloj votimi do të organizohet më 6 qershor në gjithsej 30 përfaqësi diplomatike prej të cilave 17 janë ambasada dhe 13 konsullata dhe numri i vendvotimeve që parashihen të hapën është gjithsej 47 ./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale