ZYRTARE: Jeton Beqiri nuk do të jetë më trajner i Shkëndijës së Tetovës

17:08 | 25 Maj 2026
D.H

Jeton Beqiri nuk do të vazhdojë të drejtojë skuadrën e Shkëndijës së Tetovës.

Pas përfundimit të kontratës së tij me mbylljen e kampanjës garuese 2025/2026, Beqiri nuk do të jetë më në krye të tetoravë, shkruan Arbresh.info.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra nënkampione e Maqedonisë së Veriut.

Jeton Beqiri mori drejtimin e skuadrës në janar të vitit 2024 dhe gjatë periudhës së tij në stolin kuqezi udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion në sezonin 2024/2025.

Nën drejtimin e tij, Shkëndija regjistroi gjithashtu paraqitjen më të suksesshme në historinë e klubit në garat evropiane, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës së UEFA Conference League dhe duke avancuar deri në fazën play-off të kompeticionit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale