Pesë shqiptarë arrestohen në Dubai për drogë, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

16:35 | 25 Maj 2026
E.H

Nisur nga hetimet me homologët në Abu Dhabi, janë kapur dhe arrestuar në Dubai me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u.

4 prej tyre, konkretisht K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç, A. P., 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shtetasi M. C., 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik.

Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri, të 5 shtetasve të kapur në Dubai.

Shpërndaje në rrjete sociale