
Foto ilustruese
Një 55-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në zonën “Pirgos Ilias” në Peloponez të Greqisë.
Sipas policisë greke, viktima po lëvizte me biçikletë në një kryqëzim në hyrje të qytetit kur, në rrethana ende të paqarta, u godit nga një kamion.
55-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtojnë si pasojë e plagëve të rënda.
Autoritetet kanë bërë të ditur se trupi i tij është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar për marrje në pyetje.
Viktima, e identifikuar si Fatmir Dyrmishi, jetonte i vetëm në zonën e Pirgos, ndërsa familja e tij ndodhet në Shqipëri.
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar