Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, ka kërkuar që NATO të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj provokimeve të vazhdueshme të Rusisë në krahun lindor të aleancës, duke paralajmëruar se mungesa e reagimit mund të inkurajojë Moskën të përshkallëzojë veprimet e saj.
Në një intervistë për “The Guardian”, Pavel tha se NATO duhet të “tregojë dhëmbët” dhe të reagojë në mënyrë vendimtare, përfshirë edhe masa që ai i cilësoi si “asimetrike”, ndaj veprimeve provokuese të Kremlinit.
Ai përmendi si opsione të mundshme masa të forta presioni, si ndërprerja e shërbimeve satelitore apo të internetit për Rusinë, shkëputja e bankave ruse nga sistemi financiar global, si dhe reagime ushtarake në rast të shkeljeve të hapësirës ajrore të aleancës, përfshirë rrëzimin e mjeteve ajrore që shkelin kufijtë e NATO-s.
Sipas presidentit çek, Rusia prej vitesh ka testuar kufijtë e aleancës, veçanërisht pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, duke qëndruar shpesh “nën pragun e Nenit 5”, që parashikon mbrojtjen kolektive të NATO-s. Ai shtoi se kjo sjellje është lejuar pjesërisht për shkak të ngadalësisë së vendimmarrjes brenda aleancës.
Pacolli me mesazh simbolik: Mos e ngatërroni durimin me dobë...
Hoxha takon emisarin Sørensen, kërkon avancimin e Kosovës dr...
E rëndë në Selanik, treni përplas për vdekje një person
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Presheva pret delegacionin e SHBA-së, Sinani: Moment histori...
SHBA për Xhandarmërinë: Presim që plani i Qeverisë të jetë n...