Bisedimet pa marrëveshje për mospërhapjen bërthamore, Guterres: Mundësi e humbur për ta bërë botën të sigurt

11:29 | 23 Maj 2026
E.K

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka shprehur zhgënjim pasi Konferenca e 11-të e Rishikimit të Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore përfundoi pa konsensus, duke e quajtur atë një mundësi të humbur për ta bërë botën më të sigurt.

Në një deklaratë të dhënë nga zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric, tha se Guterres mirëpriti angazhimin e shteteve anëtare, por i erdhi keq që konferenca nuk u realizua, sidomos në një kohë sfidash kaq urgjente që kërcënojnë sigurinë ndërkombëtare.

Ai u bëri thirrje të gjitha shteteve që të përdorin çdo rrugë dialogu dhe diplomacie në dispozicion për të ulur tensionet dhe rreziqet bërthamore, duke e përshkruar një botë pa armë bërthamore si përparësinë më të lartë të OKB-së për çarmatimin.