Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën 36-vjeçari

07:38 | 23 Maj 2026
Q L

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi mbrëmjen e së premtes në Lezhë. Policia tha se aksidenti u shënua në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, ku një automjet me drejtues shtetasin Marko Pershqefa 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi Paulin Marku, 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit, shtetasi Paulin Marku, ka humbur jetën.

Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale